Ura e Lumbardhit do të mirëmbahet nga komuna e Deçanit
Kontingjenti italian i komandës rajonale perëndim të KFOR-it ia ka dorëzuar kompetencat Komunës së Deçanit për mbikëqyrjen e urës e cila mundësin kalimin e Lumbardhit.
Komuna e Deçanit ka bërë me dije se kjo urë nga viti 2015 është mirëmbajtur nga KFOR-i italian.
“E ndërtuar në vitin 2015, ura e cila u mundëson kalimin e lumit Lumbardh, për tek uji i thartë qytetarëve të komunës së Deçanit, sot i kalon në kompetencë Komunës së Deçanit mbase deri më tani është mirëmbajtur nga KFOR-i italian. Të pranishëm në ketë solemnitet ishin i pari i komunës, Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë, ambasadori italian në Kosovë, shkëlqesia e tij Piero Cristoforo Sardi dhe komandanti i misionit në Kosovë, gjenerali i divizionit, Lorenzo D’Addario, përfaqësues të klerit fetarë, ushtarakë, asamblistë dhe qytetarë të shumtë”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.
/Epoka e re/