Ura e madhe e Kukësit do t’i bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e urës së madhe në Kukës në Rrugën e Kombit. Kryeministri tregon më shumë hollësi rreth saj: “Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m!”
Teksa publikon pamjet e urës së vjetër dhe të re, kryeministri thumbon dhe opozitën, duke thënë se “dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë”.
“Dhe me një tjetër vepër të munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën ka nisur puna, e falë së cilës do të mbyllet kapitulli i kthesës sa të rrezikshme aq edhe qesharake në dalje të asaj ‘gryke shisheje’ përballë shkëmbit, si edhe në pamundësi që mos t’u them të gjithëve, më falni, po dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë, ju uroj një ditë të mbarë?”