Ura e mistershme ku vetëvriten qentë
Disa japin shpjegime të mbinatyrshme, dhe e lidhin me fantazmën e një vejushe, e cila e ka pasur shtëpinë aty pranë. Por as ata nuk e shpjegojnë dot se ç ’lidhje mund të ketë me qentë.
Një urë në Skoci ka marrë nofkën “Ura ku vetëvriten qentë”, pasi rreth 50 qen kanë ngordhur duke u hedhur që aty, ndërsa rreth 600 kanë arritur të shpëtojnë.
Ura është ndërtuar në vitin 1895 dhe ende nuk dihet me saktësi se pse hidhen qentë.
Disa japin shpjegime të mbinatyrshme dhe e lidhin me fantazmën e një vejushe, e cila e ka pasur shtëpinë aty pranë. Por as ata nuk e shpjegojnë dot se ç ’lidhje mund të ketë me qentë.
Të tjerë thonë se era e kafshëve të shumta që lëvizin poshtë urës mund t’i bëjë qentë të hidhen.
Në fakt, nën atë urë ka shumë lëvizje të disa brejtësave të cilët kanë një erë të fortë trupi. Vendosja e këtyre gjallesave në atë zonë përkon gjithashtu me kohën kur janë parë rastet e qenve që hidhen nga ura.
Për ta vërtetuar teorinë, një shkencëtar u vendosi qenve erën e brejtësve, të minjve dhe të ketrave në tre drejtime të ndryshme, dhe shumica dërrmuese e qenve, rreth 70%, u tërhoqën nga brejtësit.