Ura e qytetit kroat ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

07 maj 2020 | 15:41

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se Osijeku i Kroacisë ka ndriçuar monumentin (urën) më të famshëm të qytetit me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Me këtë rast, Haskuka ka falënderuar kryetarin e Komunës së Osijekut, Ivan Vrkiq, për mbështetjen në këtë kohë pandemie.

“Falënderoj përzemërsisht kryetarin e Komunës së Osijekut, z. Ivan Vrkiq, për mbështetjen e cila është mjaft domethënëse në këto ditë të vështira ku po kalon e gjithë bota nga kriza shëndetësore e pandemisë. Shpresoj që këtë krizë ta tejkalojmë së bashku sa më parë dhe të kemi bashkëpunim edhe më të fortë për t’u rimëkëmbur”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G: ‘Epoka e re’)

https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/941687889636055

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti EPIK, duke komentuar raportin e fundit të “Freedom House”,…