Ura më e madhe në botë drejt përfundimit, pritet të hapet në shtator
17 gusht 2018
| 12:09
Kjo urë është e gjatë 55 kilometra, dhe është e ndërtuar mbi deti komplet.
Kompania sipërmarrëse kineze njoftoi se ka përfunduar pjesën më të madhe të punimeve për ndërtimin e urës më të gjatë në botë që ngrihet mbi det.
Ura do të jetë 55 kilometra e gjatë dhe lidh Hong-Kongun dhe Makaun më Kinën, në Zhuhai të provincës Guangdong.
Në ndërtimin e kësaj ure janë përdorur 400 mijë tonë çelik, të mjaftueshme për të ndërtuar 60 kulla si Eifeli në Paris.
E konsideruar si “një ndër shtatë mrekullitë e botës moderne”, ura pritet të hapet për publikun në shtator.