Ura më e rrezikshme në botë shtrihet mbi “pyllin e gurit”
06 mars 2019
| 11:30
“Pylli i gurit” Tsingy ndodhet në Parkun Kombëtar Tsingy de Bemahara në Madagaskar. Që nga viti 1990 ura ka qenë nën mbrojtjen e UNESCO-s falë bukurisë së pabesueshme dhe faktit se atje jeton një numër i madh kafshësh të kërcënuara nga zhdukja.
Emri Tsingy përshkruan peizazhin e pabesueshëm dhe vjen nga fjala “mitsingitsingia”, që do të thotë “duke ecur nëpër hundë”. Peizazhi i pazakontë është rezultat i erozionit të tokave gëlqerore.