Ura në fshatin Lupç të Podujevës është jashtë funksionit
08 shkurt 2021
| 15:55
Komuna e Podujevës ka njoftuar se ura në fshatin Lupç, në lagjen Murturi është e jashtë funksionit si pasojë e vërshimeve të fundit.
“Pas vërshimeve në javët e fundit janë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturë. Ura në fshatin Lupç, në lagjen Murturi është e pakalueshme dhe jashtë funksionit. Andaj, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative në këtë pjesë kur qarkullojnë”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.