Ura që u shemb sot në Florida u funksionalizua të shtunën
15 mars 2018
| 21:42
Ura e cila rezultoi me kollaps pasditen e kësaj të enjtje në Florida të SHBA-së, ishte inauguruar të shtunën që e lëm pas, pasi ishte finaluzaur vetëm për sigurinë e studentëve për shkak të komunikacionit të dendur.
Sipas raportimeve pesë makina të cilat ishin të pozicionuara në atë zonë janë shkatërruar të tërat ndërsa ende nuk është konfirmuar shifra e saktë e viktimave, njofton Klan Kosova.
Kjo strukturë e cila u shemb në pasditen e sotme, peshonte 950 ton dhe hyri në funksion për shfrytëzim të shtunën që e lëmë pas.