Uragani ‘Dorian’, anulohen mbi 1 300 fluturime
04 shtator 2019
| 10:50
Mbi 1300 fluturime janë anuluar për shkak të uraganit “Dorian”, i cili ka shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe lëndimin e të paktën 21 të tjerëve në Bahama.
Sipas faqes në internet për ndjekjen e fluturimeve, “FlightAware”, është bërë me dije se “në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë anuluar 1 354 fluturime të brendshme dhe të jashtme, shumica për shkak të kushteve të motit që ka shkaktuar uragani ‘Dorian’”.
Gjithashtu, është raportuar se 273 fluturime brenda dhe jashtë vendit janë zhvilluar me vonesë.
“Uragani ‘Dorian’ është stuhia më e fortë që ka kërcënuar ndonjëherë shtetin e Floridës në Bregun Lindor”, ka thënë drejtori i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida, Jared Moskowitz.