Uragani ‘Dorian’ po i afrohet Floridës

30 gusht 2019 | 15:44

Uragani “Dorian” pritet të forcohet në shkallën e stuhive “jashtëzakonisht të rrezikshme” teksa i afrohet tokës amerikane, ka paralajmëruar Qendra Kombëtare për Stuhi.

“Dorian”-i aktualisht gjendet në kategorinë e dytë të stuhive, mirëpo pritet të arrijë në të treten më vonë gjatë ditës.

Stuhia pritet të godasë Floridan dhe Xhorxhian jugore, ditën e diel.

Deri atëherë, erërat e këtij uragani pritet të arrijnë në më shumë se 209 kilometra në orë.

Stuhitë zakonisht forcohen më shumë teksa barten afër ujërave të ngrohtë, siç janë në brigjet e Floridës.

Disa parashikues të motit kanë krahasuar këtë stuhi me uraganin “Andrew”, që më 1992 pati arritur në kategorinë pesë duke shkatërruar Floridën.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë në mesin e personave që kanë bërë këtë krahasim duke thënë se “Dorian” “mund të jetë përbindësh i vërtetë”.

Si pasojë e këtyre paralajmërimeve ai ka anuluar një udhëtim në Poloni.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për gjithë shtetin.

Ai po ashtu u ka kërkuar banorëve që të jenë të vëmendshëm dhe të sigurojë ushqim për të paktën shtatë ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Helsinki të Finlandës me ftesë së Federica Mogherinit janë…