Uragani gjunjëzon Tokion, shihni si është shkatërruar vendi (Foto)
13 tetor 2019
| 18:09
Së paku 26 persona kanë mbetur të vdekur dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi tajfuni i fuqishëm “Hagibis” goditi vendin.
Helikopterët, anijet dhe mijëra trupa ushtarake janë dërguar në mbarë vendin për të shpëtuar njerëzit, pasi tajfuni përmbyti shtëpitë e tyre.
Transmetuesi publik, NHK tha se 14 lumenj në mbarë vendin kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar vërshime.
Tajfuni Hagibis goditi Tokion më 12 tetor dhe pjesët qendrore dhe lindore të Japonisë janë përballur me erëra të fuqishme dhe stuhi shiu.
“Tajfuni i fuqishëm ka shkaktuar dëme të mëdha në Japoni”, tha zëdhënësi i Qeverisë japoneze, Yoshihide Suga, duke shtuar se 27 mijë ushtarë dhe ekipe të tjera po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.
/gazeta-shqip