Uragani ‘Idaia’, Karolina e Jugut shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Florida përgatitet për evakuime
Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin e tij për t’u përgatitur për ndikimet e mundshme nga uragani në Idalia.
Uragani Idalia u forcua mbi Gjirin e Meksikës dhe lëvizi drejt bregut të Gjirit të Floridës, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e zonave të ulëta bregdetare që pritet të përmbyten nga stuhia e fuqishme të mërkurën.
Ndërkohë, autoritetet në Florida kanë urdhëruar banorët e bregut perëndimor të shtetit që të evakuojnë zonën përpara mbërritjes së uraganit Isalia, i cili pritet të forcohet më tej dhe të bëhet i rrezikshëm.
“Nëse ju thonë të largoheni, duhet ta bëni menjëherë,” tha guvernatori Ron DeSandis, në një konferencë për shtyp që dha, duke theksuar se ky uragan do të jetë “i madh”.
Idalia forcohet në një uragan të madh ndërsa Florida përgatitet për evakuim
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC), Stuhia Tropikale Idalia u forcua brenda natës dhe u shndërrua në një uragan. Ajo pritet të jetë të paktën kategoria 3 në shkallën 5-pikëshe Saffir-Simpson kur të mbërrijë në Florida. Këto të ashtuquajtura uragane “të mëdha” mund të shkaktojnë dëme “katastrofike”, paralajmëroi NHC.
Frika nga përmbytjet
Parashikuesit po shprehin frikën e përmbytjeve në Florida, Xhorxhia jugore dhe pjesë të Karolinës së Jugut.
Idalia më parë ndodhej 440 kilometra në jugperëndim të Tampa me erëra të qëndrueshme prej 140 km/h. Më herët stuhia kaloi Kubën, ku përmbytjet ndodhën kryesisht në Havanë. E njëjta zonë u godit në shtator 2022 nga uragani Ian (kategoria 3), i cili rezultoi në vdekjen e të paktën dy personave në Kubë.
Idalia më pas do të kalojë përmes Gjirit të Meksikës, i cili aktualisht po goditet nga një “valë e nxehtësisë detare”, një fenomen i motit që forcon uraganet, sipas studiuesve. Temperatura në sipërfaqen e ujit arrin 31°C.