Uragani shkatërron një stadium dhe rrëzon një vinç të madh në Florida
Stadiumi Tropicana Field – shtëpia e ekipit të bejsbollit Tampa Bay Rays – duket se është dëmtuar rëndë nga Uragani Milton që ka goditur Floridën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet në televizionin lokal dhe të shpërndara në mediat sociale treguan çatinë “të grisur në copa”.
Dhe pas shfaqjes së imazheve që tregojnë “çatinë e copëtuar” të stadiumit Tropicana Field, disa pamje të tjera tregojnë një vinç të madh që është rrëzuar në një ndërtesë në Florida.
Zyrtarët në Shën Petersburg, një nga qytetet më të goditura nga uragani Milton, thanë: “Asnjë të lënduar në asnjërin incident nuk është raportuar në këtë moment”.
Më shumë se dy milionë familje janë tani pa energji pasi Uragani Milton “u përplas” në Floridën qendrore, tregojnë shifrat e fundit.