Uragani vdekjeprurës dobësohet, por mbetet mbi Bahamas
Uragani “Dorian” është zvogëluar në stuhi të kategorisë tre, por mbetet i stacionuar në veri të ishujve Bahamas.
Fuqia e erërave ra në 205 kilometra në orë të martën, por Grand Bahamas pritet të përballet së paku edhe me një ditë të shirave të furishëm.
Së paku pesë njerëz humbën jetën në ishullin Abako, i cili barti barrën më të rëndë të stuhisë.
Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis, ka thënë se uragani ka shkaktuar përmbytje masive, ka shkatërruar shtëpi dhe ka rrëzuar drunj.
Vendi është “në mes të një tragjedie historike”, ka thënë se Minnis.
“Dorian” ka zbarkuar në Bahamas fillimisht si stuhi e kategorisë pesë, me erëra deri në 250 kilometra në orë.
“Dorian” është uragani i dytë më i fuqishëm që regjistrohet në Atlantik.
Ai pritet të lëvizë afër bregut lindor të ShBA-së, ndërkohë që shtetet amerikane: Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut, kanë shpallur tashmë gjendje të jashtëzakonshme