Uran Ismaili: Bashkë e ndalëm PZHK-në, fitoi Prishtina që na bashkon!
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili, ka thënë se sot dështoi tentimi i gabuar i komunës që ta miratojë Planin Zhvillimor Komunal, që përcakton zhvillimin e kryeqytetit për tetë vitet e ardhshme.
Me këtë rast, Ismaili ka thënë se pas aktivizmit qytetar dhe pas angazhimit, insistimit e thirrjeve të tyre publike për ndalimin e këtij plani, që u mundua të kalojë pa diskutime të gjera e të mirorganizuara publike, pa pjesëmarrje, pa transparencë, PZHK është ndalur sot.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
PZHK nuk kaloi, fitoi Prishtina që na bashkon!
Dy muaj para zgjedhjeve lokale, qeverisja aktuale e Prishtinës tentoi ta miratojë Planin Zhvillimor Komunal që e përcakton zhvillimin e Prishtinës për tetë vitet e ardhshme.
Mirëpo, pas aktivizmit qytetar dhe pas angazhimit, insistimit e thirrjeve tona publike për ndalimin e këtij plani, që u mundua të kalojë pa diskutime të gjera e të mirorganizuara publike, pa pjesëmarrje, pa transparencë, PZHK është ndalur sot.
U dëshmua edhe njëherë se kur bëhemi bashkë për të mirën e qytetit asnjë plan e praktikë e dëmshme për Prishtinën nuk mund të kalojë.
Thirrja jonë fitoi. U bëmë bashkë sepse Prishtina na bashkon.