Uran Ismaili dhe Eliza Hoxha pas takimeve të shumta me qytetarë blejnë shtalba
30 shtator 2019
| 22:35
Dy kandidatët për deputetë të PDK-së, Uran Ismaili dhe Eliza Hoxha pas një dite me takime me qytetarë, janë ndalë për të blerë shtalba.
“Pas një dite të gjatë takimesh me qytetarë, me Eliza Hoxha u ndalëm për shtalba. Me 6 tetor votojeni PDK-në, ndërsa nëse kërkoni shtalba të mirë, i gjeni afër shkollës ‘Faik Konica'”, ka shkruar Uran Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/