Uran Ismaili intervenon në monumentin “Heroinat”, i rregullon xhamat (Foto)

23 shtator 2021 | 19:20

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka intervenuar sot në monumentin “Heroinat” në kryeqytet.

Uran Ismaili pasi që ka vërejtur se xhamat rrethues janë dëmtuar, ai së bashku me ekipin e tij kanë intervenuar për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

“Duke ecë n’qendër e vrejtëm që monumenti Heroinat ishte dëmtu me spray në xhamat rrethues. Bashkë me ekipen i kthyem qysh kane qenë edhe vendosëm shporta të rrugës. Prej qendrës së regjistrimeve deri te Neëborn nuk kishte asnjë shportë të rrugës”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar…