Uran Ismaili: Një hap më afër transformimit të Klinikës së Gjinekologjisë (Video)
11 mars 2019
| 10:41
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se do të ketë shërbime më të mira për gratë dhe rritje e dinamikës së punës përmes investimeve që kjo ministri ka bërë në Klinikën e Gjinekologjisë.
“Një hap më afër transformimit të kësaj klinike, e cila nga një klinikë pa pajisje, pa salla të denja të operacionit, me shtretër të vjetruar, është duke u shndërruar në një klinikë që çdo ditë e më shumë po ofron shërbime më shpejt, më shumë dhe më profesionale”, ka shkruar ministri Ismaili.
https://www.facebook.com/151662075431695/posts/359917154606185?sfns=mo