Uran Ismaili: Nuk ka pasur bastisje në PDK
06 nëntor 2020
| 10:59
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se në këtë parti nuk ka pasur bastisje nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës.
“Nuk ka bastisje në PDK. Nuk kemi pranuar asnjë urdhëresë nga misioni i EULEX-it apo Policia e Kosovës për bastisje në PDK. Pra, në PDK nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj bastisje”, ka thënë Ismaili për “Klan Kosova”.
Sot gjatë ditës edhe EULEX e ka demantuar lajmin se ka bastisur zyrat e PDK-së.