Uran Ismaili premton parking për çdo familje në lagjen e tyre
22 shtator 2021
| 13:26
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në shpalosjen e programit të tij ka premtuar se secila familje në kryeqytet do të ketë parking të garantuar në lagjen e tyre.
“Secilës familje në Prishtinë do t’ia garantojmë parkingun në lagjen e tyre, i cili do të ruhet e menaxhohet nga punëtorët kujdestarë të ‘Prishtina Parking’, nga janari i vitit 2023”, ka thënë Ismaili.
Deri në janar të vitit 2023, Ismaili ka thënë se do të përfundojnë projektet në zonën qendër, “Bregun e Diellit”, “Dardani”, “Ulpianë”, “Lakrishtë”, “Pejton”, “Arbëri”, “Mat”, “Tophane” dhe në disa lagje të tjera.