Uran Ismaili prezanton drejtoreshën e Kulturës

21 mars 2022 | 11:35

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Uran Ismaili, ka prezantuar sot Arta Balajn, drejtoreshën e re të Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Ismaili ka thënë se përgatitja e lartë profesionale dhe përvoja e madhe në sektorin publik dhe privat në Kosovë, e bëjnë Artën një kuadër mirë të kualifikuar për këtë pozitë.

“Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar për rreth dy dekada në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re. Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë. Përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë, për t’i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytetin tonë”, ka thënë Ismaili.

Partia Demokratike e Kosovës deri më sot kishte emëruar nënkryetaren dhe katër drejtorë, nga pesë sa i takojnë nga marrëveshja për bashkëqeverisje.

Me emërimin e Artës, kompletohet ekipi i PDK-së për kryeqytetin.

Donjeta Sahatçiu (Nënkryetare), Besianë Musmurati (Drejtoreshë e Arsimit), Plator Gërdovci (Drejtor i Bujqësisë), Ilirik Musliu (Drejtor i Shërbimeve Publike), Granit Rugova (Drejtor për Sport) dhe Arta Balaj (Drejtoreshë e Kulturës).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i famshë, David Beckham, ka nisur që ditët e…