Uran Ismaili: Spitalin e Prishtinës do ta nisim në 6 muajt e parë të qeverisjes
Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tani kandidat për deputet në radhët e PDK-së me numrin 2 në listë, ka thënë se në gjashtë e muajt e parë të qeverisjes do të nisë ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.
“Plani i PDK adreson edhe një kërkesë të kamotshme të Prishtinës. Si ministër i Shëndetësisë, e kam lënë të gatshëm projektin e fizibilitetit që parasheh ndërtimin e një spitali tejet modern për Prishtinën. Për fat të keq, as edhe një hap i vetëm nuk është ndërmarrë nga të dy qeveritë e fundit.”, ka thënë Ismaili.
Ai ka thënë se Plani i Rimëkëmbjes për Shëndetësi i jep prioritet të veçantë Spitalit të Prishtinës dhe garanton se në 6 muajt e parë të qeverisjes do të fillojnë punimet në ndërtimin e këtij spitali.
“Spitali i Prishtinës do të ketë 200 shtretër, 4 salla të operimit, 54 dhoma të intervenimit dhe mbi 200 veta personel shëndetësor”, ka thënë Ismaili.