Uran Ismaili: Vetëvendosjes, as aleatët e saj Haxhia e Vjosa nuk po ia mbështesin mocionin
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili thotë se Vetëvendosjes për mocionin e mosbesimit nuk po i besojnë as aleatët e vet që i ka në LDK.
Ismaili në “Debat Plus” thotë se as Haxhi Avdyli e Vjosa Osmani, Vetëvendosjes nuk ja kanë nënshkruar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
“Ne nuk i kemi 61 vota në anën e opozitës. Vetëvendosje e ka nisur një mocion që aleatët e saj Haxhia e Vjosa nuk po i besojnë…Edhe ata e dinë që ai mocion është farsë e Vetëvendosjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ismaili thotë se askush me fakte nuk po e bindë që ekzistojnë 55 vota të gatshme për rrëzimin e qeverisë.
“Është një mashtrim i Vetëvendosjes…Nuk ka tentime që nuk është i bazuar në një vullnet real. Unë numrin 55 nuk po e shoh. Nuk ka provo, duhen fakte që janë 55 deputetë”.
Ismaili thotë se ka pasur shumë dyshime që dikush nga PDK-ja do ta votojë qeverinë e Avdullah Hotit por thotë se askush nga PDK nuk e bëri këtë gjë.