Uran Ismaili viziton Xhaminë e Çarshisë

08 tetor 2021 | 12:31

 

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar sot  Xhaminë e Çarshisë, ndërtimi i se cilës ka filluar në vitin 1389 dhe ka përfunduar në vitin 1440.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo xhami me minaren e saj të gurtë, iu ka mbijetuar shekujve  dhe është simbol i mbijetesës dhe qëndrueshmërisë.

Postimi i plotë i Ismailit:

Mëngjesin e së Premtes e nisa me vizitë te Xhamia e Çarshisë, një margaritar arkitekturor i Prishtinës. Ndërtimi i kësaj xhamie kishte nisë në vitin 1389 dhe ka përfundu më 1440, plot 51 vite. Fatkeqësisht, për shkak të renovimit të stërzgjatur, kjo xhami është mbyllë tash e ma shumë se dhjetë vjet.

Xhamia jo vetëm që është artefakt historik, por është edhe vend ku qytetarët gjejnë prehje shpirtërore nëpërmjet besimit në Zot.

Kjo xhami dhe të gjitha objektet tjera fetare duhet të marrin trajtimin e duhur dhe të mos lihen pas dore. Sepse mirëmbajtja e tyre është edhe mirëmbajtje e gjendjes shpirtërore të Prishtinës.

May be an image of 1 person, eyeglasses and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë shënuar reshjet e para të borës në Pelister…