Uran Ismaili zgjedhet kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë
12 maj 2019
| 17:35
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë.
Në Kuvendin Zgjedhor të kësaj dege, ku kanë marrë pjesë 389 delegatë, përpos kryetarit është zgjedhur edhe Këshilli Drejtues i Degës prej 71 anëtarëve dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së.
Në këtë kuvend kanë marrë pjesë udhëheqësit më të lartë të PDK-së, Enver Hoxhaj, zëvendëskryetar i kësaj partie, Hajredin Kuçi, kryetar i Komisionit qendror për zgjedhje të brendshme, Memli Krasniqi, shef i grupit parlamentar të PDK-së, sekretari organizativ i PDK-së, Bajrush Xhemajli, Elmi Reçica, Blerand Stavileci, ministra dhe drejtues të lartë të partisë.
/Epoka e re/