Urani ndalet me bujtë në bregun e Diellit, tek Xhambazët

16 korrik 2021 | 21:22

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon me bujtë në lagje të ndryshmë të Prishtinës.

Pas Hajvalisë, tani ai është ndalur për të bujtë në Bregun e Diellit, pjesën e lagjes së njohur sit e Xhambaztë, vizitë të cilën e ka dokumentuar edhe me videon e mëposhtme, të cilën e ka publikuar në kanalet e ndryshme të rrjeteve sociale.

Në videon e publikuar shihet se Ismaili përveç kalimit të natës në një familje në Bregun e Diellit, ai bashkë me anëtarët e asaj familje dhe banorët e kësaj pjese të kryeqytetit kanë bërë edhe rregullimin e fontanës së lagjes, këndit të lojërave të fëmijëve dhe kanë bërë rregullime tjera të nevojshme bashkë me banorët e lagjes.

Seria e videove të Uran Ismailit prej bujtjeve të ndryshme nëpër lagje të Prishtinës ka bërë shumë bujë dhe është pëlqyer jashtë mase nga qytetarët të cilët e kanë komentuar shumë pozitivisht aktivitetin e tij publik të kohëve të fundit.

https://fb.watch/v/1Pbyb8HqC/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Llapushnik të…