Urata me mirë për ditëlindje me 9 shkurt të votojmë numrin 42, Nait Hasanin
Nga Astrit Gashi
Urimi më i mirë për ditëlindjen e Nait Hasanit është mbështetja e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke votuar numrin 42 në listën e PDK-së. Si një nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani ka qenë simbol i qëndresës dhe shpresës për një popull që luftonte për liri dhe drejtësi. Në luftë, në burg dhe në liri, ai ka mishëruar vlerat më të larta: dashurinë për atdheun, ndershmërinë, guximin dhe besnikërinë ndaj kauzës kombëtare.
Këto vlera janë frymëzim i përhershëm për përparimin e idealeve të UÇK-së dhe forcimin e themeleve të lirisë sonë. Prandaj, në këtë betejë të re, mbështetja për Nait Hasanin nuk është vetëm një gjest mirënjohjeje, por edhe një obligim qytetar dhe kombëtar. Në vend të dhuratës, të gjithë duhet ta mbështesim, duke votuar për një lider që ka dhënë gjithçka për Kosovën.