Urdhër i rreptë: Nxënësit në Shqipëri ndalohen me ligj të marrin celularin në shkollë
Duke filluar nga ky vit i ri shkollor që do të nisë në vjeshtë, nxënësit e Shqipërisë do të ndalohen kategorikisht të marrin celularin në shkollë.
Urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka ndaluar rreptësisht përdorimin e tyre gjatë procesit mësimor si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit.
Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe pritet që të zbatohet në vitin e ri arsimor që fillon më 17 shtator. Në vendim qartësohet ndalimi gjatë procesit mësimor, gjatë orëve të mësimit por jo në pushime dhe aktivitete të tjera, transmeton atsh.
Vetëm tre ditë më parë, Parlamenti francez miratoi me shumicë unanime ligjin për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla. Sipas ligjit të miratuar, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme.