Urdhërohen kompanitë private të organizojnë punën nga shtëpia
13 mars 2020
| 21:45
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sonte ka marrë vendim që të gjitha kompanitë private të organizojnë punën nga shtëpia.
“Ky vendim është marrë pasi në Kosovë sot janë shënuar rastet e para me koronavirus.
Një 20 vjeçare nga Klina dhe një 77 vjeçar nga Vitia, e para shtetase italiane, ndërsa i dyti që kishte udhëtuar nga Italia për në Kosovë më 5 mars, janë të infektuarit e parë.
“Urdhërohen të gjitha kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia”, thuhet në vendimin e qeverisë.