Urdhërohet tërheqja nga tregu e të gjitha produkteve ‘Wudy’
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha llojeve të brendit “Wudy”, pasi në produktet e prodhuesit AIA, vendi i origjinës Itali, dyshohet për praninë e bakterit “Listeria” në disa lote prodhimi.
Në komunikatën për media të AUV-it është thënë se nga mëngjesi ka filluar gjurmimi për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues dhe se ka pasur ndalesa për tregtim.
“Gjithmonë bazuar në lajmërimin që është dhënë me numrat loteve dhe datës se skadencës. Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotet e përfshira në incident gjenden në Kosovë. Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sistemi RASSF, por mbi bazën e dyshimit të ngritur, kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin ton. Menjëherë ka pasur ndalesa për tregtim”, është thënë në komunikatën e AUV-it.
Për më tepër, AUV-i ka ftuar konsumatorët që të mos i konsumojnë këto produkte dhe t’i kthejnë ato në vendin ku i kanë blerë.
Urdhri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga brendi “Wudy” vlen deri në një vendim tjetër.