Urdhëroi kontrollin e shtëpisë së Trump, kërcënohet drejtori i FBI-së
Drejtori i FBI, Christopher Wray, është shfaqur i shqetësuar pas kërcënimeve e marra nga mbështetësit e Donald Trump pas kontrollit nga agjentët e tij në rezidencën e ish-presidentit në Florida.
Wray, po ashtu dhe Sekretari i Drejtësisë, Merrick Garland si dhe agjentët që kryen bastisjen janë në shënjestër të kritikave nga republikanët dhe kërcënimeve, në disa raste me vdekje, në mediat sociale të mbështetësve të Trump.
Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump reaguan me zemërim dhe kërkuan llogari për kontrollin e FBI-së në banesën e tij në Mar Al Lago, të Floridas.
Agjentët kërkuan dokumente të klasifikuara që Trump dyshohet t’i ketë marrë nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandatit të tij. Vetë ish-presidenti e cilësoi ngjarjen si të gjueti shtrigash, të motivuar politikisht dhe që nuk ndodhte as në republikat e botës së tretë.
Ndërkohë Trump ka thënë përmes një deklarate se shtëpia e tij në Mar-a-Lago është “pushtuar nga një grup i madh i agjentëve të FBI-së”.
Ai e quajti këtë një sulm politik, duke theksuar se kundërshtarët e tij nuk duan që të kandidojë për president në vitin 2024 dhe po bëjnë gjithçka për të ndaluar republikanët dhe konservatorët në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, është arsyeja pse agjentët e FBI-së bastisën shtëpinë e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, të hënën edhe pse ai tha se kishte “punuar dhe bashkëpunuar me agjencitë përkatëse qeveritare”.
Avokatja e Trump, Christina Bobb, konfirmoi se FBI sekuestroi dokumente nga Mar-a-Lago në një deklaratë për CNN. Bobb ishte e pranishme gjatë kontrollit në rezidencën e Trump në Palm Beach.