Urdhri “Hasan Prishtina” i ndahet tre atdhetarëve në Drenas
23 gusht 2018
| 17:33
Në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Drenasit dhe Zyra e Presidentit të Kosovës, i është ndarë Urdhri “Hasan Prishtina” familjarëve të tre atdhetarëve, Fetah Bogiqi, Hamdi Gruda dhe Osman Jashari.
Me këtë rast, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se përmes dekoratës presidenciale, po nderohen tre veprimtarët e shquar të historisë së Drenicës për veprimtarin e tyre të atdhedashurisë dhe sakrificës qe ne sot të jemi të lirë.
Në emër të presidentit Hashim Thaçi, urdhrin “Hasan Prishitna” e ka ndarë këshilltari i tij, Ismail Syla.
Ndërsa një historik për jetën dhe veprimtarin atdhetare të Hamdi Grudës, Osman Jasharit dhe Fetah Bogiqit, ka folur historiani Hamdi Thaçi.
/Epoka e re/