“Urdhri i Lirisë” edhe për ish-gjeneralin Wesley Clark
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë dekoratën “Urdhri i Lirisë” për ish-komandantin e NATO-s 20 vjet më parë, Wesley Clark, pasi këtë e ka bërë edhe me ish-presidentin e ShBA-së, Bill Clinton dhe ish sekretaren e Shtetit të Amerikës, Madeleine Albright.
Ish-komandanti i Aleancës Veri-Atlantike – NATO-, Wesley Clark, ka thënë se ndjehet i nderuar pas ndarjes së dekoratës “Urdhri i Lirisë” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Është mahnitëse të vish në Kosovë 20 vjet pas rrezikut dhe tragjedisë dhe të shohësh demokraci, parlament e presidencë, lidership dhe ekonomi. E di se e ardhmja e Kosovës është e ndritur, sepse populli i Kosovës ka kurajën për të marrë vendime të duhura”, ka thënë Clark.
Presisenti Hashim Thaçi ka thënë se Wesley Clark është gjenerali i luftës më të suksesshme ajrore në shekullin 20, me 78 ditë bombardime ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe.