Urgjentisht të zbatohet udhëzimi për kontrollin e gazrave të automjeteve
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, e ka bërë përgjegjës për ndotjen e lartë të ajrit në Prishtinë moszbatimin e udhëzimit administrativ për kontrollin e gazrave nga automjetet.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky akt nënligjor urgjentisht duhet të fillojë të zbatohet.
Sipas tij, masat e tjera që duhet t’i ndërmarrin institucionet për uljen e ndotjes së ajrit janë kontrollimi i filtrave në termocentralet e KEK-ut, vetëdijesimi i popullatës për mospërdorimin e thëngjillit si lëndë djegëse dhe zgjerimi i projektit të koogjenerimit.
Agani ka theksuar se rreziku nga ndotja e ajrit është i madh. Ai ka bërë thirrje të ketë një përkujdesje ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së martës të gazetës “Epoka e re”)