Urim Zenelaj, besnik i Ponte Prizrenit
Urim Zenelaj vazhdon të jetë besnik i skuadrës së Ponte Prizrenit. Qendra 213 centimetra ka vazhduar kontratën edhe një sezon tjetër me prizrenasit. 32-vjeçari është pjesë e klubit nga Prizreni që nga sezoni 2018/19.
Në njoftimin për marrëveshjen e re me Zenelajn, klubi paralajmëroi se do të jetë konkurrues dhe serioz në edicionin e ri.
“Prej se jemi pjesë e Superligës, Urim Zenelaj vazhdon të qëndroj besnik skuadrës. Kulla 213cm edhe për një stinor vazhdon bashkëpunimin, po sigurisht se ai do jetë me ne edhe sezonet e ardhshme. Zenelaj pa dyshim që është qendra më i mirë vendore dhe kontributi i tij në skuadër është për tu vlerësuar. KB Prizreni pa dyshim do jetë ekip konkurrues dhe serioz në edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Pontes.
Ponte Prizreni deri më tani ka zyrtarizuar rikthimin e Edmond Kryeziut dhe Ivan Koljeviqit, teksa është përforcuar edhe me amerikanin, Ryan Hughes.