Urime çmimi “Qytetar Nderi” i Skenderajt Bardhyl Mahmuti
Mehmet Prishtina
Çmim ky ndoshta i vonuar por shumë i merituar i cili nga Komuna e Skënderaj sot me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Skënderajt iu nda veprimatrit Bardhyl Mahmuti, disident dhe i burgosur politik i cili në demonstratat e 81-shit u printe protestave studentore në Prishtinë me stupc në krahë përballë makinerisë vrastare serbe. Perfaqësues diplomatik i UÇK-së i cili pas takimit me diplomatin amerikan Hollbruk theu opinionin e Amerikës duke ndryshuar opinionin e tyre në favor të UÇK-së, e cila nga një organizatë e cilësuar si “terroriste” më vonë u quajt Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në qeverinë e parë të përkohshme të pasluftës ishte Ministër i Punëve të Jashtme.
Bardhyl Mahmuti sot po kryen punën më të vyer i cili në kuadër të organizimit “Qendra Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur” shkruan dhe
boton libra që dokumentojnë gjenocidin në Kosovë dhe atë në shumë gjuhë të huaja.
Komuna e Skënderajt sot ka nxjerr vendimin me të merituar të pasluftës, mirënjohjen “Qytetar Nderi i Skenderajit” për Bardhyl Mahmutin.
Urime Drenicë 25 vjetori i çlirimit, urime Bardhyl Mahmuti.