Urime diplomimi Luan
29 qershor 2020
| 11:27
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka uruar nipin e tij pas diplomimit si kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)-së, Luanin.
Luan Haradinaj është djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, i cili ka trashëguar emrin e axhës së tij heroit Luan Haradinaj.
“Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin tij”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit e kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
(Q.R / Epoka e re)