URIME DITËLINDJEN SHQIPTARI I MADH MUHAMET MAVRAJ

23 qershor 2024 | 10:33

Ismet Sylejmani

Më 22 Qershor të vitit 1971, Nënëmadhja Zojë, solli në jetë birin e saj, i cili do të bëhej emër shumë i madh dhe shumë i dëgjuar, në popullin shqiptar, kudo nëpër Atdhe dhe i tërë Kombi do ta mbajë në zemër të Tij!
Urime ditëlindjen shqiptari i madh!
Urime ditëlindjen gazetari legjendar i popullit shqiptar!
Urime ditëlindjen Kryetari i famshëm i Kuvendit të Unionit të Studenteve të Universitetit të Prishtinës!
Urime ditëlindjen njëri prej drejtuesve historik të demonstratës më të madhe të studentëve e të popullit shqiptar ne vitin 1997!
Urime ditëlindjen Kryeredaktori historik i gazetes studentore“Bota e Re”, të kohës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Ti je i shtrenjtë!
Ti je njëri prej bijëve më të mëdhenj të Kombit tonë!
Ti je magjia e një dashurie të papërshkruar për njerëzimin, për luftën e madhe çlirimtare të popullit, Atdheut e Kombit tonë!
Ti për gazetarinë shqiptare je dhurata më e bukur e Zotit në tokën shqiptare!

Ty si askujt tjetër, të shkon formulimi i madh, se personi që e admiron, nuk është ai që e sheh çdo ditë, që e takon çdo ditë, që degjohesh me të çdo ditë, por Ai që e ke në mendje çdo ditë, që shërbehesh me shembullin e Tij çdo ditë, që flet me të tjerët për Të shumë shpesh, që ju shkruan të tjerëve për Te, etj., etj., sepse me qëndrimin e Tij, Ai është në mes të epokave, është kufiri i madh në mes të vjetrës dhe përparimtares,…

E kemi thënë edhe në ditëlindjet e kaluara, do ta themi edhe në të tjerat që do të vijnë, se kushdo që ia ka bërë shërbimin më të vogël popullit, Atdheut e Kombit shqiptar, i gëzohet e do t’i gëzohet përgjithmonë, me zemër e me shpirtë, ditëlindjeve të Muhamet Mavrajt!

Ditëlindja Jote, është ditëlindja e njërit prej veprimtarëve më të lavdishëm të popullit, Atdheut dhe Kombit tonë!

Në ditëlindje e përsërisim në atmosfer solemne se, emri i shqiptarit të madh Muhamet Mavraj, bashkë me emrat e Rektorit prof. Dr. Ejup Statovci, dhe udhëheqësve studentor, Bujar Dugolli, Driton Lajçi e Albin Kurti, është emri më i madh, e më i nderuar i studentit udhëheqës shqiptar nga Kosova, që nga viti 1997 e deri në çlirimin e Kosovës dhe largimin përgjithmonë të Serbisë pushtuese!

Ditëlindjet e këtij burri të madh, që i kanë të rrallë popujt e kombet e civilizuara, janë e do të jenë ngjarje të mëdha në kalendarin e Atdhut tonë, sepse ky si askush tjetër në histori, u vu në ballë të Kuvendit e në udheheqje të Unionit të Studentëve të Prishtinës në Kosovë!

Gazetari emblematik Muhamet Mavraj është personalitet e figurë e madhe e të kaluarës, i cili gjatë luftës së UÇK-së me gazetën studentore BOTA E RE dhe pas luftës së UÇK-së me gazetën ditore EPOKA E RE, ka vulosur me fuqi bombarduesi ushtarak të gjitha evenimentet e mëdha dhe kardinale të zhvilluara në Kosovë dhe rajon!

Tri gazeta, dy i ka drejtuar, një e ka përfaqësuar!
“Bota e Re”, “Zëri i Kosovës” dhe “Epoka e Re”!
“Epoka e Re” është mediumi informativ, që të ngjanë e të përfaqëson, që të mbronë e të nderon, kudo e kurdo, nga të gjitha anët, kur përmendet emri Yt i madh!

💯 të lumtura!
Gëzuar🇦🇱🥂, Shoku e Miku im i madh Muhamet Mavraj!

Me respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 22 Qershor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është kampione e Kosovës në Ligën e fatoseve në…