URIME FESTA E FLAMURIT
Nga Shefqete Gosalci
Aty, janë të gjitha dashnitë e lindjet, vajet, gëzimet, buzëqeshjet e ëndrrat, gjuha, këngët, dasmat, krismat, nuset e dhëndurët!
Në Të, janë dhimbjet, vdekjet, varret, heshtjet, stërgjyshërit e nipat, bëmat, rrënjët, rrugët, frymëmarrjet, flijimet, lavditë dhe rënjet e ngritjet e Kombit!
Aty, janë Heronjtë e Heroinat,
Aty, janë ninullat e djepet,
Aty, janë lotët dhe djersa,
Aty, janë luftërat, armët e amanetet,
Aty, është Besa,
Aty, janë urtësia e trimëria,
Aty, është Shteti dhe Ushtria,
Aty, janë hartat dhe vulat,
Aty, është Historia e ardhmëria,
Aty është Himni,
Aty, është Liria,
Aty, janë trojet, emrat dhe mbiemrat,
Aty, jemi të gjithë,
Aty, është Përjetësia,
Aty, është gjaku dhe ADN-ja shqip.
Aty, është Shqipnia.
Prandaj, ta duam, ta ruajmë, ta mbrojmë, ta dashurojmë e lartësojmë Flamurin tonë të bukur e të bekuar, me shqipen dykrenare, që përmbi fe e kem Atdhe.
Pas Tij…kë të doni!
Urime 28 Nëntori, vëllezër dhe motra kudo ku jeni nëpër botë!
Gëzuar!
28.XI.2021