Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë
16 korrik 2020
| 15:03
Kryeministri Avdullah Hoti ka përgëzuar për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
“Presim që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona”,
“Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)