Urimi dhe thirrja e Pacollit: Ta ndajmë bukën me të tjerët dhe ta kujtojmë Zotin

02 maj 2022 | 08:33

Kryetari I AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në llogarinë e vet në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i mungojë, por thekson se duhet të bëhen vepra të mira.

“Pas një agjërimi 30 ditor, ne muslimanët sot festojmë festën e Bajramit. Në emrin tim dhe të familjes sime, gëzuar festën dhe ju uroj secilit shëndet, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja. Muaji i shenjtë i Ramazanit do të na mungojë, por është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë vepra të mira, të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë gjithmonë Zotin”, ka shkruar ai, njofton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sheshi “Skënderbej”, në Tiranë është mbushur mëngjesin e sotëm nga…