Urimi i Begajt për Kurban Bajram: Reflektimi i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj është shprehur se Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.
Sipas kreut të shtetit, reflektimi i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.
“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!”, shkruan Begaj në Facebook.