Urimi i Osmanit për festën e pashkëve: Në secilën familje mbretëroftë gëzimi!

17 prill 2022 | 10:04

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ua ka uruar besimtarëve katolikë pashkët.

“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi! Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët”, shkruan presidentja.

Mesazh urimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për pashkët:

Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi!

Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët.

Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit.

Për shumë mote, gëzuar Pashkët!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata AVONET ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e infrastrukturës…