Urimi i parë Albin Kurtit i vjen nga Edi Rama
07 tetor 2019
| 09:39
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është lideri i parë që e ka uruar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura dje.
Rama e ka uruar edhe LDK-në dhe Vjosa Osmanin për vendin e dytë,si dhe PDK-në dhe Kardi Veselin për pranimin e rezultatit.
“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, ka shkruar Rama në “Twitter”.