Urimi i presidentes Osmani për Pashkët ortodokse
16 prill 2023
| 11:12
Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në këtë ditë uron që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje.
“Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë. Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!”.
“Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë! Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!”, ka uruar Osmani.