![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/osmani.png)
Urimi i veçantë i Prindon Sadriut në ditëlindjen e presidentes
17 maj 2024
| 11:30
Sot (e premte) feston ditëlindjen, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në këtë ditë të veçantë, bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ka postuar një fotografi krah saj dhe dy vajzave të tyre, të cilat bashkë me presidenten fryjnë qiririn e tortës.
Prindoni i ka thënë Vjosës në postim se është grua e jashtëzakonshme dhe është shtylla e familjes së tyre.
“Gëzuar ditëlindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë! Urime!”, ka shkruar Sadriu.