URIMI IM PËR VITIN E RI 2025

01 janar 2025 | 12:07

Afrim FANDA

Urimi im për Vitin e Ri 2025 për bashkëkombasit e mi kudo që janë dhe në veçanti për bashkëqytetarët e mi të Tetovës:
Fillimisht, uroj të posalindurit që gëzuan familjet e tetovarëve para tre viteve, të mos vazhdojnë të rriten pa e parë qytetin e tyre të zbukuruar për Vit të Ri, ashtu si gjithë fëmijët e tjerë shqiptarë dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të botës së civilizuar perëndimore!
Uroj prindërit e tyre, si dhe të gjithë shqiptarët e aftë për punë, që në vitin 2025 dhe në vitet në vazhdim të kenë një jetë sa më dinjitoze, me më shumë guxim, kurajo dhe vetëdije, për të mos u detyruar të ndjekin dhe përulen para përfaqësuesve të tyre politikë, mashtrues, për një copë bukë për fëmijët e tyre!
Uroj familjet shqiptare të presin Vitin e Ri bashkë me të dashurit e tyre, pa u detyruar të ndahen nga ata me lot në sy, në ditët e para të Vitit të Ri!
Uroj gjithë shqiptarët që në vazhdim të presin Vitin e Ri në qytetet e tyre, të regulluara, të pastra, me rrugë, shkolla, spitale, çerdhe, teatro… të bukura ashtu si qytetet ku ikin për një jetë më të mirë!
Uroj gjithë shqiptarëve që në vitet në vazhdim të dinë të zgjedhin njerëz të mirë dhe të ndershëm për përfaqësues të tyre, që do të punojnë për të mirën e vendit dhe fëmijëve të tyre, në vend të gjakpirësve që grabitën, shitën dhe shkatruan vendin e tyre!
Uroj bashkëkombasit e mi me gjithë zemër, për një jetë më të mirë dhe të lumtur!
Gëzuar Vitin e Ri 2025!
Një vit të mbarë, shëndet, begati dhe lumturi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ferat Shala Viti 2024 po mbyllet mes shumë sfidave…