Uroj që në 2022 të shënojmë një hap të rëndësishëm drejt BE-së

01 janar 2022 | 10:49

Me rastin e festës së Vitit të Ri, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar qytetarët shqiptarë, disa orë para ndërrimit të viteve.

Kreu i shtetit uron përmes një mesazhi për shëndet, mbarësi, paqe, lumturi, dhe begati, ndërsa urimi i tij i veçantë është që 2022 të shënojë një hap të rëndësishëm drejt BE-së.

“Të gjithë së bashku, të mobilizojmë fuqitë dhe energjitë më pozitive të kombit tonë, por edhe mendjet më të ndritura për të tejkaluar sfidat e mëdha që kemi përpara!”, ka thënë Meta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e parë e vitit 2022 nis me mot të…