“Uroj të bëhesh kryeministër i gjithë shqiptarëve”

27 prill 2021 | 20:45

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka uruar kryeministrin Edi Rama i cili fitoi mandatin e tretë në krye të qeverisë së Shqipërisë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka publikuar fotografi të Ramës me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e PDK-së Kadri Veselin.

Ai ka uruar që Rama të bëhet “kryeministër i gjithë shqiptarëve, sado që po mundohen të të pengojnë në këtë rrugë”.

Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Procesi i zgjedhjeve në Shqipëri është për t’u vlerësuar.

Rezultati duhet pranuar nga të gjithë.

Fituese doli PS me Edi Ramen në krye.

Urime Edi u bëfsh kryeministër i gjithë shqiptarëve, sado që po mundohen të të pengojnë në këtë rrugë.

Suksese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa procesi i numërimit të votave të zgjedhjet në Shqipëri…