![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Lirim-Mehmetaj1.jpg)
“Turp i papërbishëm” – Mehmetaj për logon e pavarësisë të asociuar me VV: “Kosova s’është VV, Kosova është UÇK”
“Turp të papërbishëm”, e ka quajtur gazetari Lirim Mehmetja llogon e pavarësisë të vizualizuar dhe personalizuar si “VV” – që kryesisht u lexua si llogo me akronime partiake të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ky eshte nje turp i paperbishem.d Kjo logo e gerditshme duhet te refuzohet nga te gjithe”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Kosova s’eshte VV, Kosova eshte UÇK
Nuk ka ndotje ma te madhe te logos se pavaresise sesa asocimi i saj me dy shkronjat e formacionit parapolitik qe mohoi dhe luftoi pavaresine e Kosoves.
Ky eshte nje turp i paperbishem.
Kjo logo e gerditshme duhet te refuzohet nga te gjithe.
Kjo reprezenton ata qe ne diten e pavaresise thane se “sot s’ka arsye per te festuar”.
Dy subjekte s’kishin arsye per te festuar diten e pavaresise se Kosoves – Vetevendosja dhe Serbia.